“Shqipet gati”, Publikohet formacioni zyrtar i ndeshjes Shqipëri-Kroaci

Raundi i dytë i fazës së grupeve të UEFA Euro 2024 do të hapet me një ndeshje të Grupit B ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë

Gjatë ditës së sotme [e mërkurë] do të zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Kroacisë, duke filluar nga ora 15:00 në stadiumin “Volkspark” në Hamburg.

Formacionet zyrtare janë publikuar nga dy selektorët e Kombëtarëve, ku trajneri i shqiptarëve, Sylvinho ka bërë dy ndryshime nga ndeshja me Italinë, duke inkuadruar Qazim Laçin dhe Rey Manajn në vend të Taulant Seferit dhe Armando Brojës.

ShqipëriaStrakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Manaj, Bajrami;

Kroacia: Livakovic, Juranovic, Sutalo, Gvardiol, Perisic, Modric, Brozovic, Kovacic, Majer, Petkovic dhe Kramaric/


Ndryshe, Kroacia ka humbur ndeshjen e parë nga Gjermania, gjithashtu edhe Shqipëria ka humbur nga Italia.

Po ashtu, sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera në kuadër të Kampionatit Evropian.

Gjermania do të ndeshet me Hungarinë në orën 18:00, ndërsa Zvicra me Skocinë në orën  21:00.

Sa i përket mbështetjes së ekipit kombëtar të Shqipërisë, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të jetë në stadiumin e Hamburgut për ta përcjellë nga afër ndeshjen e “Euro 2024” mes Shqipërisë dhe Kroacisë, e cila luhet nga ora 15:00.

Kurti sot përcjell ndeshjen Shqipëri – Kroaci në stadiumin e Hamburgut

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika