“Shqiptarët e Luginës”, Lajçaku: Të drejtat e pakicave janë kyçe në procesin e integrimit evropian

"Diskutuam tema të rëndësishme, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe të pakicave, të cilat janë çështje kyçe në procesin e integrimit evropian", ka njoftuar Lajçaku për takimin me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi

Pamje nga takimi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin, në Bruksel.

Përmes një postimi në platformën X, Lajçaku ka bërë të ditur se çfarë është diskutuar në takim duke theksuar se të drejtat e pakicave janë kyçe në procesin e integrimit evropian.

“Si pjesë e ndërveprimeve të mia të rregullta me Ballkanin Perëndimor, pata një takim të dobishëm me Shaip Kamberin në Bruksel. Diskutuam tema të rëndësishme, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe të pakicave, të cilat janë çështje kyçe në procesin e integrimit evropian”, ka shkruar Lajçak, në X.

Për këtë takim, ka shkruar edhe Kamberi gjatë ditës. Ai ka njoftuar Lajçakun për “hezitimin dhe mosgatishmërinë e shtetit” për të integruar shqiptarët nëpër institucione shtetërore dhe për “gatishmërinë që sistemi shtetëror e ka treguar për pasivizimin e shqiptarëve”.

“Mosintegrimi i shqiptarëve në institucione i bënë institucionet jokredibile e diskriminuese, ndërsa aplikimi i pasivizimit tendencioz në vendet ku jetojnë shqiptarët mundëson ndryshimin e strukturës etnike në ato vendbanime. Medvegja është shembulli më i mirë. Njoftuam z. Lajçak për rëndësinë dhe impaktin që për të diplomuarit nga Lugina do të kishte njohja e diplomave të Kosovës dhe se njohja e tyre do të nënkuptonte mundësi për një perspektivë të re për Luginën”, ka shkruar Kamberi.

Ai është shprehur se mungesa e vullnetit politik për ta zhvilluar Luginën e Preshevës ekonomikisht, sipas tij, pasqyrohet më së miri me bojkotin total të shtetit në sjelljen e investitorëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Ai ka thënë se për këtë arsye komunat e banuara me shqiptarë janë ndër komunat më të pazhvilluara në vend.

“Infrastruktura e shkatërruar shkollore në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, përskaj moslejimit të teksteve shkollore dhe mugesës së tyre në gjuhën shqipe, vëshirëson edhe më shumë procesin edukativo – arsimor tek nxënësit shqiptar”, ka shkruar deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika