Shqiptarët protestojnë në Londër kundër diskriminimit

Shqiptarët në Britani janë mbledhur për të protestuar të shtunën, në Westminster Bridge, afër parlamentit, kundër diskriminimit ndaj shqiptarëve

Pamje nga protesta





Pas deklaratave të Sekretares britanike për Çështjet e Brendshme, Suela Bravermen, e cila akuzoi shqiptarët për “pushtim” dhe “abuzim me ligjet e tyre moderne të skllavërisë”, komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur një protestë në Westminster Bridge, afër parlamentit.

Emigrantët shqiptarë në rrugët e Londrës, me anë të protestës, janë duke bërë thirrje për largimin e Sekretares së Brendshme, Suella Braverman.

Qytetarët shqiptarë po protestojnë me muzikë shqiptare në sfond, ndërsa në pankartat e tyre thuhet se nuk janë kriminelë, dhe se punojnë e paguajnë taksa.

Deklarata e Bravermen ka marrë reagimin e menjëhershëm edhe të Qeverisë së Shqipërisë. Kryeministri, Edi Rama deklaroi për “Sky News” se ende po pret për një kërkim falje nga qeveria britanike, shkruan Euronews.al.

Pamje nga protesta

Rama ka akuzuar Britaninë e Madhe pas deklaratës së Braverman, se po përdor si “kokë turku” shqiptarët për të justifikuar “politikat e saj të dështuara” për kufijtë dhe migracionin.

Shqiptarët janë tashmë grupi më i madh i atyre që kalojnë Kanalin anglez me varka të vogla.

Po ashtu, gazeta britanike “Daily Mail”, ditë më parë, i ka kushtuar një artikull shqiptarëve të Shqipërisë, duke u përfshirë kështu në debatin e madh për eksodin e tyre drejt Britanisë së Madhe.

Gazetari hulumtues, Guy Adams, ka udhëtuar drejt Shqipërisë, ku tregon detaje sesi ikin shqiptarët drejt “tokës së premtuar”.

Foto ilustrim nga protesta

Prestigjiozja britanike i ka kushtuar edhe një tjetër artikull fenomenit të emigrimit në masë të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.

Për të demonstruar këtë rrugëtim sa të shtrenjtë, aq edhe të vështirë për ta, Adams ndalet në një agjenci autobusësh, që arrin të dërgojë shqiptarët me lehtësi deri në vende të caktuara të Evropës, nga ku, e vetmja “detyrë” që i ngelet emigrantëve është që të gjejnë një ndërmjetës, i cili nëpërmjet pagesës, do të mund t’i ofrojë atyre mundësinë e kalimit nëpërmjet mënyrave të ndryshme, drejt Britanisë së Madhe.

BBC kishte shkruar më 4 nëntor se bandat shqiptare të drogës po përdorin kampet e migrantëve në veri të Francës si baza rekrutuese, duke ofruar të paguajnë kalimin e atyre që janë të gatshëm të punojnë në industritë e drogës në Britaninë e Madhe.

Sipas shifrave të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, shqiptarët përbëjnë pothuajse një të tretën e 39 mijë njerëzve që kanë mbërritur me varka të vogla deri më tani këtë vit.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se 12 mijë shqiptarë kanë mbërritur me varka të vogla këtë vit, pothuajse të gjithë të rinj që udhëtojnë vetëm.





Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika