Shtatë persona të arrestuar dhe katër armë të sekuestruara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës është duke ndërmarrë masa të rëndësishme për sigurinë publike me aksionin "Goditja", i cili ka fokusuar përpjekjet e saj edhe në Pejë. Përmes këtij aksioni, autoritetet policore kanë bërë të ditur se kanë realizuar një seri të kontrollave policore të thellësuar, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe parandalimit të kriminalitetit

Në rajonin e Pejës, brenda tri ditëve në teren, janë realizuar disa kontrolle policore, ku nga këto aksione janë arrestuar 7 persona, si dhe janë sekuestruar armë e municon, transmeton Portali Dukagjini.

Si rezultat i angazhimeve të shtuara policore në teren, nga data 8 gusht 2023 e deri më sot janë realizuar:

  • 170 patrulla policore
  • 144 pika tё kontrollit tё automjeteve
  • 792 vetura të kontrolluara
  • 679 persona të legjitimuar
  • 19 lokale tё ndryshme
  • 17 pika kontrolli me radar dhe alkool test
  • 7 persona të arrestuar
  • 17 copё municion
  • 4 armë. të sekuestruara

Angazhimet policore që burojnë nga plani operativ “Goditja” vazhdojnë të mbeten prioritet i ditëve ne vijim.

Ndër të tjera, policia i fton të gjithë ata që posedojnë, ose janë prezent në situata ku mund të ketë shkelje ligjore, dukuri të tjera të ndaluara, ku shfaqen situata ku mund të rrezikohet jeta e qytetarëve, ta lajmërojnë policinë.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika