Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe ka publikuar një përditësim mbi viktimat dhe të lënduarit si pasojë e sulmeve iraniane.
Sipas raportit, gjithsej shtatë persona kanë humbur jetën, përfshirë dy anëtarë të forcave të armatosura të Emirateve dhe pesë civilë, të cilët janë shtetas të huaj nga Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe një palestinez.
Ndërkohë, 145 persona të tjerë janë lënduar, me dëmtime nga të moderuara deri te ato të rënda.
Lista e të lënduarve përfshin shtetas nga Suedia, Turqia, Nigeria, India dhe Ghana, ndër të tjera, raporton BBC.
Që nga fillimi i konfliktit në Iran, mbrojtja ajrore e Emirateve ka interceptuar 304 raketa balistike, 15 raketa cruise dhe 1,627 dronë.