Shtatë të vdekur nga një aksident në Gjermani

Të shtunën pasdite në Thuringen të Gjermanisë ka ndodhur një aksident. Nga ky aksident kanë ndërruar jetë shtatë persona

Policia, brigada e zjarrfikësve dhe punonjësit e shpëtimit kanë qenë në vendin e aksidentit midis Schönstedt dhe Bad Langensalza që nga mbrëmja e së shtunës. Foto: MDR

Të shtunën pasdite në Thuringen të Gjermanisë ka ndodhur një aksident. Nga ky aksident  kanë ndërruar jetë shtatë persona.

Siç raporton MDR, duke cituar policinë, pas përplasjes së tri makinave në një rrugë federale midis Schönstedt dhe Bad Langensalza, të gjitha automjetet e përfshira kanë marrë flakë, dy persona të tjerë janë plagosur rëndë.

Sipas kësaj, një veturë për shkaqe ende të paqarta kishte përplasur veturën përballë dhe pastaj dy makina të tjera, shkruan 20minuten.

Tashmë janë duke u hetuar shkaqet që quan deri te ky aksident në autostradë, derisa të dielën një ekspert duhet të rishqyrtojë vendin e aksidentit pranë Bad Langensalza në perëndim të shtetit.

Sipas zjarrfikësve, përveç të vdekurve, ka edhe tre të lënduar. Policia thotë se njëri prej tyre është ende në rrezik për jetën. Deri tani nuk ka të dhëna për asnjë identitet të viktimave, shkruan 20minuten.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika