Shtatë vjet nga rënia e Qeverisë LDK – PDK

Partia Demokratike e Kosovës para shtatë vjetësh kishte vendosur të mbështesë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, duke çuar në rrëzimin e qeverisë aktuale të drejtuar nga Isa Mustafa, duke shkaktuar kështu edhe prishjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës

Këtë të premte, 10 maj, janë bërë shtatë vjet nga votimi i mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, të iniciuar nga opozita dhe mbështetur nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK).

Qëndrimi i PDK-së ishte vendimtar në rastin e mocionit të opozitës. Kjo parti i ka dhënë mbështetje mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

Për mocionin kanë votuar 78 deputetë, kundër ishin 34 dhe 3 deputetë abstenuan. Ky votim ka rezultuar me rënien e qeverisë aktuale të Kosovës, të drejtuar nga Isa Mustafa.

Vota e PDK-së për mocionin ka nënkuptuar edhe vendimin për prishjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës(LDK) dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Vendimin e saj, PDK-ja e ka arsyetuar me faktin se qeveria aktuale e ka humbur fuqinë e vendimmarrjes, duke ia atribuuar sidomos dështimit të procedimit për ratifikim në Kuvend të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Përcaktimin e PDK-së për rrëzimin e qeverisë dhe prishjen e koalicionit, deputetët e LDK-së, gjatë fjalimeve, e kanë cilësuar si skenar të përgatitur më herët në bashkëpunim me opozitën.

Seanca ishte zhvilluar me debate, akuza e polemika ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe LDK-së, deri tani, parti partnere në koalicionin qeverisës.

Partitë opozitare e kanë “shënuar” këtë ditë si një fitore ndaj pushtetit. Pas votimit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

“Pas pranimit të njoftimit zyrtar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar shpërndarjen e legjislaturës së pestë”, thuhej në njoftim.

Mbi bazën e koalicionit ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, Qeveria e Kosovës, ishte themeluar më 9 dhjetor të vitit 2014, me 73 vota të deputetëve.

Marrëveshja e koalicionit përfshinte edhe Listën Serbe dhe partitë e komuniteteve joserbe. Ky koalicion ishte ndërtuar mbi parimet e ndarjes së posteve dhe pushtetit, që nënkuptonte që PDK-ja të merrte nën udhëheqje postin e presidentit dhe të kryetarit të Kuvendit, ndërsa LDK-ja postin e kryeministrit.

Përveç pikave programore për zhvillim ekonomik, zbutjen e papunësisë dhe krijimin e mirëqenies për qytetarët, kjo qeveri kishte marrë edhe zotime ndërkombëtare siç ishin: themelimi dhe nisja e punës së Gjykatës Speciale për krime lufte, vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve, me theks në themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe ndërkohë, mori edhe zotimin për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si kushte për liberalizimin e vizave. /KP

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika