Shtëpia Botuese “Dukagjini” fiton çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 24-të të Librit

Përkthimi i librit ‘Të mbyturit dhe të shpëtuarit’, nga Primo Levi, i mundësuar nga shtëpia botuese ‘Dukagjini’ është shpërblyer me çmim si përkthimi më i mirë, në panairin e 24 të librit. Përkthyesja Aida Baro, ka folur për përvojën e saj e bashkëpunimin me Dukagjinit, derisa vizitorët në ditën e fundit të këtij panairi, thanë se shtëpia botuese Dukagjini, është në mesin e shtëpive që përmban tituj të ndryshëm e cmime të arsyeshme

Për pesë ditë, të “dashuruarit” në libra patën mundësinë që të bëjnë zgjedhjen e titujve të ri për ta pasuruar bibliotekën e tyre.

Kështu, përzgjedhjet e tyre ata i bënë gjatë Panairit të 24 të Librit në kryeqendrën e Kosovës, në Prishtinë.

Ata që deshtën leximin, nuk iu deshtë shumë për të kërkuar, të gjitha që u interesonin i gjetën tek stenda e Shtëpisë  Botuese “Dukagjini”.

E veçanta që nuk do t’i mungonte as këtë vit, ishte që Shtëpia Botuese ‘Dukagjini’ për të dytën herë fitoi çmimin për përkthimin më të mirë.

Bëhet fjalë për librin e Primo Levi që titullohet “Të mbyturit dhe të shpëtuarit”.

Bashkimi kombëtar mes librash, janë disa nga fjalët e Aida Baro, përkhyeses së librit që flet edhe për rëndësinë e këtij çmimi që mori Shtëpia Botuese “Dukagjini”

“Le të themi shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës e kanë bërë tashmë bashkimin kombëtar mes kulturës, bashkëpunimeve e përkthimeve dhe jo vetëm në rastin tim, më vjen shumë mirë që në këtë bashkëpunim të parë me shtëpinë botuese Dukagjini, u kurorëzua me një sukses të tillë dhe një çmim të tillë. Primo Levi është një nga ata shkrimtarë që i vyjn do të thoshit ju i vlejnë të gjitha kohërave”, Aida Baro- Përkthyese.

Por, ajo çfarë ofroi Shtëpia Botuese “Dukagjini” në këtë panair sipas Liridona Bytyqit, është shumë më e madhe.

“Shtëpia botuese Dukagjini ka sjellë shumë tituj të ri në këtë panair, kemi edhe shumë tituj që kemi pasur edhe vitin e kaluar në Tiranë, ne kemi sjellë në këtë panair dy tituj të ri, në kolanen Fryma, që janë metafizika e seksit dhe karizma, kjo kolane përmban libra më studimor dhe nga shkenca humane”, tha Liridona Bytyçi – Shtëpia botuese ‘Dukagjini’

Ndërkohë që mëse të kënaqur me “Dukagjinin” dolën qytetarët që vizituan panairin.

“Zakonisht e vizitojmë çdo vit këtë panair jemi të kënaqur në përgjithësi me librat që ofrohen me reklamen që iu bëhet librave në përgjithësi jemi të kënaqur”, deklaroi Xhavit Hyseni – Vizitor.

“ Është një prej shtëpive botuese që e vizitojë më së shumti këta kanë edhe ata libra që unë pëlqejë, në fushën e historisë kanë mjaft libra, kanë edhe zbritje disa herë, e përdori edhe App, që e kanë bërë këtë vit”, tha vizitori, Naim Zyberaj.

Një ditë para se të mbyllet panairi përveç librave “Dukagjini” për lexuesit ofroi nga afër edhe autorët e tyre.

Lexuesit patën rastin të takohen me autorin e “Komploti”-t, Ben Blushin dhe autorin e “Amanete zemre”, Enver Petrovci.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika