Shtëpia Botuese, Dukagjini merr pjesë në organizimin e festivalit “Dita e Matematikës”

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore dhe Shtëpia Botuese “Dukagjini” janë bashkuar për të shënuar “Ditën e Matematikës” më 14 mars. Qëllimi i këtij aktiviteti është që të rritet hapësira publike ku diskutohet për matematikën, për shkencat dhe për arsimin në Kosovë

Festivali "Dita e Matematikës"

Dita e 14 marsit do të jetë festival i matematikës për herë të parë edhe në Kosovë.

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore dhe Shtëpia Botuese “Dukagjini” janë bashkuar për të shënuar “Ditën e Matematikës”.

“Dita e Matematikës”, festival që synon nxitjen e diskutimit për shkencën

Qëllimi i këtij aktiviteti është që të rritet hapësira publike ku diskutohet për matematikën, për shkencat dhe për arsimin në Kosovë.

Po ashtu, qëllimi është që të përfshihen, në mënyrë konkrete, të gjitha grupmoshat në aktivitete që festojnë për matematikën, e nënvizojnë rëndësinë e saj dhe e promovojnë mësimdhënien dhe mësimnxënien e saj.

Aktiviteti synon si audiencë publikun e gjerë, me fokus ata që janë të lidhur me arsimin, përfshirë mësimdhënësit dhe nxënësit, si dhe prindërit e nxënësve.

Janë së paku pesë aktivitete të veçanta që do ta shënojnë “Ditën e Matematikës”.

“Fillimisht, ftojmë të gjithë qytetarët pa dallim, nga të gjitha moshat, që me një ese deri në 600 fjalë të përshkruajnë përvojën e tyre me matematikën. E hapur për të gjithë është edhe thirrja për një video njëminutëshe, me temën “Sikur të isha mësimdhënës, ja si do ta shpjegoja matematikën”). Esetë dhe videot do të pranohen deri më 7 mars 2023, në orën 16:00, në adresën [email protected]. Ndonëse nuk bëhet fjalë për garë, por për një festival, organizatorët kanë planifikuar që të ndajnë nga tri shpërblime, me vlerë prej 200, 150 dhe 100 euro për tri kontributet e përzgjedhura nga një komision profesional për ese dhe për videot më të mira”, thuhet në njoftim.

Nxënësit e shkollave pjesëmarrëse (klasat VI-IX, shkollat “Ismail Qemali”, “Hasan Prishtina”, “Dardania”, “Meto Bajraktari”, “Shkëndija” si dhe Gjimnazi i Specializuar Matematikor) do të punojnë vepra arti (vizatime, piktura, ose ndonjë konstruksion) lidhur me matematikën ose inspiruar nga matematika.

Video deri në 1 minutë do të përgatitin edhe mësimdhënësit e matematikës, ku do të tregojnë se pse e kanë zgjedhur profesionin e tyre si matematikanë.

Festivali për “Ditën e Matematikës” do të mbahet në ambientet e Gjimnazit të Specializuar Matematikor, në Prishtinë.

Ndryshe, në ShBA, qe një kohë 14 marsi shënohet si Dita e Numrit π (pi).

Arsyeja pse pikërisht kjo datë ishte zgjedhur ka të bëjë me vlerën e përafërt (3.14) të numrit π si dhe faktit që në ShBA datat shënohen duke e shkruar së pari muajin (3) e pastaj ditën (14) .

Në vitin 2019, UNESCO-ja e miratoi 14 marsin si Ditën Ndërkombëtare të Matematikës.

Në Kosovë, aktiviteti organizohet nga Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore dhe Shtëpia Botuese “Dukagjini”, përkrahur nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika