Shtëpia botuese “Dukagjini”, pjesëmarrëse në panairin më të madh të librit në botë

Shtëpia botuese "Dukagjini" do të jetë pjesë e panairit më të madh në botë i cili këtë të martë ka hapur dyert në Frankfurt të Gjermanisë. Si pjesëmarrëse, Kosova prezantohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Shtëpia botuese "Dukagjini"





Të martën, panairi më i madh i librit në botë ka hapur dyert në Frankfurt të Gjermanisë, me mesazhin “Fjalët bashkojnë botën”.

Pjesë e këtij panairi do të jetë edhe shtëpia botuese nga Kosova, “Dukagjini”.

Kjo shtëpi botuese ka përgatitur botimet e saj të reja duke u munduar të përfshijë lloje të ndryshme të librave për lexuesit.

Kështu, kolana “Anima” tashmë numëron tetë botime, përkthime nga origjinale të veprave të mirëfillta letrare nga klasikë botërorë:

  • Sonata e Krojcerit, Lev Tolstoi (Përktheu: Agron Tufa)
  • Ledi Makbeth nga guberna e Mcenskut, Nikolai Leskov (Përktheu: Agron Tufa)
  • Zhdukja e mistershme e markezes së re De Loria, Jose Donoso (Përktheu: Bajram Karabolli)
  • Mjegull, Miguel de Unamuno (Përktheu: Orjela Stafasani) si dhe botimet e fundit për panair:
  • Shtrëngimi i vidhës, Henry James (Përktheu: Bashkim Shehu)
  • Shënimet e një të vdekuri, Mihaill Bullgakov (Përktheu: Agron Tufa)
  • Maitreji, Mircea Eliade (Përktheu: Maniela Sota)
  • Varfanjaku i Zotit, Niko Kazanxaqis (Përktheu: Romeo Çollaku).

Po ashtu, në këtë panair do të ofrohen edhe botime të autorëve shqiptarë.

“Libërth dashurie” dhe “Balada e buburrecit” nga Shpëtim Selmani si dhe dy libra studimorë nga fusha e kinematografisë: “Epistema e Dhomës së Zezë” dhe “Ontologjia e Artit të Shtatë” të autorit Glauk Konjufca.

Po ashtu, nga fusha e psikologjisë, shtëpia botuese “Dukagjini” sjell botime të reja përmes imprintit “Lekë”: “Mindsight” dhe “Pse s’ma ka thënë njëri më parë”.

Po ashtu, përveç lektyrave të klasës I dhe II (nga pesë gjithsej), do të zbulohen edhe disa tituj të rinj për klasën III në Panair.

Si pjesëmarrëse Kosova prezantohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Janë mbi 7 mijë e 500 ekspozues me mbi 285 mijë profesionistë të fushës nga e gjithë bota që marrin pjesë në panair.

Kosova është e pranishme në sallën 4.0 stenda C99, sallë e botuesve dhe shteteve ndërkombëtare si: Ukraina, shtetet skandinave, bota arabe, shtetet baltike, Belgjika, shtetet e Evropës Qendrore dhe Holanda.

May be an image of 4 people and book

Pjesëmarrës në këtë panair me botimet më të reja janë edhe botuesit kryesorë të Kosovës, si: “Dukagjini”, Buzuku”, “Koha”, “Faik Konica”, “Pema”, “Artini”, si dhe të tjerë “Albas”, “Meshari”, “Magjia e Librit” dhe “Noa”.

Gjithashtu edhe institucionet si, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë dhe Universiteti i Prishtinës.

Ndërkaq e ftuar nderi është Spanja.

Panairi i Librit këtë vit fokusohet në temën e përkthimit në shumë drejtime: në gjuhë të tjera, format e tjera të mediumeve dhe konteksteve dhe nevojës për mirëkuptim dhe komunikim ndërkulturor.

Nën moton “Creatividad Desbordante”, e ftuar e nderit e këtij viti, Spanja, do të prezantojë zhvillimet dhe prirjet në jetën e saj letrare dhe kulturore dhe, veçanërisht, industrinë e saj aktuale letrare dhe krijuese.

Muaji tetor shquhet si muaji më i rëndësishëm për ngjarjet kulturore të fushës së librit me dy kryengjarjet: Çmimi Nobel dhe Panairi i Librit në Frankfurt.

Në fundjavë, panairi hapet edhe për qytetarët dhe vizitorët, me ç’rast mbahen promovime me autorë dhe orë letrare në stendën e Kosovës, që është edhe pikëtakim i qindra kosovarëve që jetojnë në Gjermani.

Një rast i jashtëzakonshëm ky për të gjithë diasporën që të njoftohet me prurjet nga letërsia dhe kultura shqiptare, duke mbajtur gjallë lidhjen e trashëgiminë kulturore.





Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika