Shtëpia Botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e Librit që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Shtëpia Botuese “Dukagjini” është duke shpërndarë çmime për fëmijët, të cilët kanë marrë pjesë tek gara për shkrimin më kreativ dhe ilustrimin më të bukur.

Tri vendet e para do të fitojnë: set të librave, puzzle dhe DUKË Cards.

“1. SHKRIMI MË KREATIV: nxënësit e klasave 1, 2, 3, 4 dhe 5 duhet të krijojnë shkrime (nga imagjinata e tyre) që lidhen me personazhet e lektyrave tona. Për shkrimet me kreative, do të shpërblejmë vendin e parë, të dytë dhe të tretë.

Shkrimi: poezi ose tregim i shkurtër (150-250 fjalë).

2. ILUSTRIMI MË I BUKUR: nxënësit e klasave 1, 2, 3, 4 dhe 5 duhet të krijojnë ilustrime/vizatime që lidhen me lektyrat tona dhe personazhet e tyre. Për ilustrimet më të bukura, do të shpërblejmë vendin e parë, të dytë dhe të tretë”.

Ndryshe, ky është edicioni i dytë i Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë.

Në Panairin e Librit për Fëmijë në Prishtinë, shtëpia botuese “Dukagjini” është prezantuar me ofertë deri në 50% zbritje në botimet për fëmijë.

Aty mund të gjeni lektyrat për klasën e parë, të dytë, të tretë dhe për klasën e katërt, të cilat i kemi shoqëruar me aparaturë didaktike dhe me ilustrime origjinale dhe fjalorth me shpjegime e sqarime të nevojshme.




Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika