Shtëpia e Bardhë e “dënon fuqishëm” sulmin në Moskë

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean - Pierre, ka thënë se ShBA-të e "dënojnë fuqishëm" sulmin në Moskë

Shtëpia e Bardhë

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean – Pierre, në një deklaratë të shtunën ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) e “dënojnë fuqishëm” sulmin në sallën e koncerteve në Moskë.

Jean – Pierre ka thënë se ISIS, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin pa dhënë prova, është një “armik i përbashkët terrorist që duhet mposhtur kudo”.

“Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për ata që humbën të dashurit dhe për ata që u plagosën ose u prekën nga këto sulme të pandërgjegjshme kundër civilëve të pafajshëm. ISIS është një armik i përbashkët terrorist, duhet mposhtur kudo”, ka thënë ajo.

Të paktën 133 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur pasi sulmuesit sulmuan vendin me armë dhe pajisje ndezëse, raporton CNN, përcjellë Dukagjini.

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka quajtur sulmin një “akt terrorist barbar”.

 

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika