Shtohen rastet me Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 12 raste pozitive me Covid-19

Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar  se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 12 raste pozitive me Covid-19.

Të shëruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi janë pesë persona.

Po ashtu, IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 70 testime për Covid-19.

Të dhënat e IKSHPK-së

Ndërkaq, një ditë më parë, më 20 dhjetor, nga 65 testime për Covid-19 janë shënuar 10 raste pozitive.

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 510 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 946 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 421 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 899 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ngase ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, dhe vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika