Si të përgatisim supë meksikane e quajtur Taco-supë

Kjo recetë e supës Taco është e lehtë për t'u bërë me mish viçi dhe përbërësit tuaj të preferuar taco

Kuzhina meksikane është një ndër kuizinat më të famshme e më të preferuar të njerëzve të kulturave të ndryshme në mbarë botën.

Ajo njihet për delikatesat n’petë, me shumë djegësti, përbërës të freskët e kombinime interesante, por edhe për variacionet e ndryshme të cilat i ofron.

E jo kot, tacos, tortillas, enchiladas, tamales e specialitete të ngjashme kanë zënë vend në menytë e mijëra restoranteve anë e mbanë botës.

Përbërësit kryesor

  • 750 GR mish viçi (i bluar)
  • 1 qepë (e grirë imët)
  • 4 lugë gjelle vaj ullini
  • 3 gota ujë
  • 200 gr pasul i kuq i konservuar
  • 200 gr domate t’konservume (t’prera n’copëza)
  • 200 gr misër i konservuar
  • 3 speca hallapenjo turrshi (t’prera imët) /(Halapeno)
  • 3 lugë gjelle pluhun dresingu “ranch”
  • 1 lugë gjelle biber i kuq
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji magdanoz i tharë
  • 1 lugë çaji hudhër pluhun

Përbërësit tjerë 

  • 80-100 gr kashkavall (i grirë), ose 1 lugë gjelle për 1 servim
  • 80-100 gr salcë kosi, ose 1 lugë gjelle për 1 servim
  • 1 avokado të prerë n’kubëza, ose 1/6 avkokado për 1 servim
  • 1/2 tufë magdanozi i imtësuar, ose 1 maje gishtash për 1 servim
  • 1 limetë e prerë n’6 rriska, ose 1 rriskë për 1 servim
  • 1 paketim tortilla çips, ose 1 grusht për 1 servim

Ecuria për përgatitje:

Hapi 1:

Në një tenxhere të thellë shto vajin e ullirit bashkë me mishin e bluar dhe kavërdise masën për 3-4 minuta. Shto pastaj qepën e grirë dhe kavërdise mishin me qepë deri sa të shterron i gjithë lëngu i mishit.

Pastaj vazhdo sipër mishit shto misrin dhe pasulin e konservum (bashkë me ujin që e kanë n’konservë), shto erëzat, domatet e konservume dhe specat hallapenjo. Përzije masën mirë. Mos harro masës me ja shtu edhe gotat me ujë.

Leje masën me u zi për 40 minuta dhe kohë pas kohe përzije atë.

Largo tenxheren prej shporetit dhe servo në pjatë të thellë bashkë me pak nga të gjithë përbërësit shtesë; salcën e kosit, kashkavallin, magdanozin, tortilla çipsat dhe kubëzat e avokados.

Dhe ja rezultati.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika