Si vërehet “artriti reumatoid”, një nga sëmundjet më te shpeshta reumatike

Reumatologia Nazmije Martinaj në intervistë për emisionin Reload, ka treguar në detaje se si vërehet “Artriti reumatoid”, një nga sëmundjet më te shpeshta reumatike

Foto ilustrim

Dimri, vjeshta dhe fillimi i pranverës janë periudhat tipike për shfaqjen e sëmundjeve reumatike, me artritin reumatoid si një nga sëmundjet më të shpeshta në këtë kategori.

Kështu ka thënë reumatologia Nazmije Martinaj, teksa ka theksuar se ndikimi i këtyre sëmundjeve është i ndjeshëm në popullsinë e vendit tonë, ashtu si edhe në vendet e tjera.

Sipas saj, statistikisht, situata në vendin tonë nuk është shumë keq, por as shumë e mirë, në krahasim me vendet më të ftohta ku artriti është më i përhapur.

Ajo ka thënë se dielli luan një rol të rëndësishëm në ndikimin e reumatizmit, duke ndihmuar në rritjen e niveleve të vitaminës D dhe duke përfituar trupin në mënyra të ndryshme.

“Në përgjithësi këto sëmundje autoimune të reumatizmit prekin edhe popullin vendit tonë si në vendet e tjera. Statistikisht, nuk jemi edhe shumë keq, por edhe shumë lart nuk jemi si në vendet më të ftohta, që aty artritet janë më të atakuar. Dielli ndihmon te reuma, rritet vitamina D dhe pastaj është një promotor për shumë të mira si benefite në trupin tonë”, ka thënë ajo në emisionin Reload.

Martinaj ka thënë se sëmundjet reumatike ndahen në katër kategori kryesore: autoimune, rrethartikulare, degjenerative më të thjeshta.

Ajo ka theksuar se sëmundjet autoimune janë më të rënda dhe mund të rezultojnë fatale nëse nuk trajtohen.

Këto sëmundje shkaktojnë një proces të humbjes së vetëdijes së organizmit për vete, duke çuar në sulmet e ndryshme ndaj nyjëve si në gishtat e dorës, nyjët e gishtave të dorës, nyjat e bërrylit, nyjët e shpatullës, qafën, kockat dhe gjunjët.

Nazmije Martinaj, reumatologe.

“Organizmi fillon ta sulmon nyjën e gishtit, e që reuma nuk kalon më një hap të dhimbjes ajo është shumë e gjerë. Fillon ta sulmon nyjën e gishtave pjesën e nyjës së dorës, nyjat e bërrylit, nyjat shpatullës, qafën, kockave, gjunjët edhe pjesën e shputës. Dhimbjet fillojnë mbi 2 – 3 orë, ndonjë pacienti thotë që tërë paraditen ka pasur dhimbje”, ka thënë ajo.

Në vazhdim, Martinaj përshkroi disa nga simptomat dhe pasoja të artritit reumatoid, duke përfshirë dhimbjen e përjetshme dhe problemet me lëvizshmërinë e nyjëve, duke theksuar se trajtimi i hershëm është jetik për të parandaluar deformimet dhe dëmtimet afatgjata.

“Pacienti tre orë nuk mundet as t’i hapë gishtërinjtë, këto ndodhin në mëngjes. Pacienti e ka dorën e ngufatur po ashtu edhe gishtërinjtë e këmbës. Bëhen edhe deformime në duart e pacientit, nëse nuk arrin të mjekohet.  Pacientët në fillim kur iu paraqiten këto dhimbje duhet të vijnë te reumatologu që të kuptohet nëse është me një autoimuntet”, është shprehur ajo.

Ajo gjithashtu ka treguar se shkencëtarët ende nuk kanë zbuluar të gjitha shkaqet e artritit reumatoid, por disa studime sugjerojnë trashëgiminë si faktorë kryesorë të rrezikut.

“Akoma shkenca nuk e ka vërtetu se pse vjen deri te Arthritit Rheumatoid. Disa studime tregojë që trashëgimia ka të bëjë shumë, domethënë gjenetika. Pastaj tregojnë se gjinia femër është më e atakuar se gjinia mashkull për tri herë më shumë”, ka thënë Martinaj.

Martinaj ka theksuar rëndësinë e konsultimit me një reumatolog për diagnostikimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika