Siguria në vend pas sulmit terrorist, Maqedonci e Jashari takojnë ndihmës-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë takuar sot Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, Thomas Goffus, me të cilët kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë pas sulmit në Banjskë të Zveçanit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë takuar sot Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, Thomas Goffus, me të cilët kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë pas sulmit në Banjskë të Zveçanit, me 24 shtator ku ka mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Goffus ishte i shoqëruar edhe nga drejtori i Divizionit të Operacioneve dhe Planifikimit të Shtabit Ushtarak Ndërkombëtar në Shtabin e NATO-s, gjeneralmajor Ulf Haeussler dhe drejtori i Ekipit Ndërlidhës Këshillues të NATO-s (NALT) gjeneral brigade, Ralf Peter Hammerstein.

Temë e këtij takimi ishte çështja e sigurisë në vend, në veçanti situata e krijuar në veriun e Kosovës si pasojë e sulmit të fundit.

Me këtë rast, ministri Maqedonci e falënderoi Goffus për vizitën e tij dhe përkushtimin e NATO-s për ofrimin e paqes dhe stabilitetit në vend, si dhe theksoi nevojën që së bashku me partnerët ndërkombëtarë të tejkalohen sfidat e paraqitura si dhe nevojën për fuqizimin e sundimit të ligjit.

Gjithashtu, ministri Maqedonci shprehu vendosmërinë e vendit tonë për orientimin euroatlantik, drejt vlerave të vendeve perëndimore, për bashkëpunimin e ngushtë me NATO-n në dhënien e kontributit aktiv në sigurinë rajonale dhe globale.

Në këtë takim, ministri Maqedonci dhe Gjeneral Jashari theksuan se do të vazhdojnë angazhimin në drejtim të zhvillimit dhe forcimit të kapaciteteve të FSK-së për mbrojtjen e territorit, mbështetjen ushtarake për autoritetet civile dhe operacionet e mbështetjes së paqes, në  bashkëpunim dhe bashkërendim të plotë me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR-in.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika