Simboli i eksodit, Sherife Luta rrëfen vuajtjet e refugjatëve kosovarë

Fotografia e nënës nga Kosova me foshnjën në duar, e shkrepur në vitin 1999 gjatë rrugëtimit të kolonave me njerëz drejt kampit të Bllacës në Luftën e Kosovës, u shndërrua në simbol të luftës dhe sakrificës. Ajo tani në 24-vjetorin e eksodit të shqiptarëve të Kosovës ka rrëfyer vuajtjet e refugjatëve kosovarë

Fotografia e Sherife Lutës së bashku me fëmijën e saj në krahë duke ecur mes njerëzve drejt kampit të Bllacës gjatë Luftës së Kosovës, 1999.

Si 24-vjeçare, Sherife Luta u bë simbol i eksodit kosovar gjatë luftës, ajo ka treguar për vuajtjet e rrugëtimit të kolonave me njerëz drejt kampit të Bllacës në Luftën e Kosovës, dhe tmerrin që ka përjetuar gjatë asaj kohe.

“Kam ardhur në 24-vjetorin që e ka përjetuar populli shqiptar. Kam ardhur me i vizitua ato vuajtje e dhimbje që kemi përjetuar, unë dhe ato e tërë Kosova dhe ato vuajtje nuk bën t’i harrojmë, dhe nëse harrojmë, nuk mundemi të mbërrijmë përpara”, ka thënë ajo.

“I kujtoj me dhimbje, vuajtje e me hjeka. Kam me vdek e s’do t’i harroj ato vuajtje që i kam përjetuar unë dhe tërë populli shqiptar. Ka qenë kohë e vështirë, sepse kemi udhëtuar shumë, kemi qenë me fëmijë”, është shprehur Luta, teksa ka shtuar se për tre muaj nuk e ka ditur se a e ka gjallë bashkëshortin e saj.

Sherife Luta së bashku me familjen e saj, foto EO.

“Burrin tre muaj nuk e kam takuar, dhe pas tre muajve e kam marrë vesh që është i plagosur”, ka treguar ajo për EO.

E vetë bashkëshorti i saj, Mirrot Luta, ka thënë se si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për muaj të tërë nuk e ka ditë nëse e ka gjallë dikë nga familja.

“Ne e kujtojmë me dhimbje, ka qenë një tragjedi e madhe. Nuk e ka besuar askush sepse ka qenë luftë. S’kemi pas informata katër, pesë muaj, sepse nuk kemi pasur komunikime, vetëm njerëzit na tregonin se janë në Shkup apo Tetovë”, ka thënë ai.

Ajo u kthye sërish në Bllacë, por kësaj radhe jo si refugjate, por për të përkujtuar 24-vjetorin e eksodit masiv të popullatës shqiptare.

Këtë të hënë është shënuar 24-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës së viteve 1998-1999, ata u detyruan nga forcat serbe të shpërngulen në Shqipëri e Maqedoni.

Në Han të Elezit është mbajtur të hënën manifestimi përkujtimor “Eksodi Bllaca 99”, me ç’rast, “Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta” ndau çmimin “Hasan Prishtina” për 24 komuna, bashkësi lokale, shoqata humanitare, organizata joqeveritare e mediume nga RMV, që ndihmuan refugjatët kosovarë gjatë kohës së luftës të vitit 1998-99.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika