Sipas KE-së, gratë në BE ende paguhen 13 për qind më pak se burrat

Komisioni Evropian ka thënë se gratë në BE paguhen mesatarisht 13 për qind më pak se burrat të cilët e bëjnë të njëjtën punë

Deputetët e BE-së duke duartrokitur pas një votimi për forcimin e principit për pagë të barabartë për punën e njëjtë mes burrave dhe grave, prill 2022, Parlamenti Evropian Strasburg. Foto: AP

Komisioni Evropian (KE), të martën, ka thënë se gratë në Bashkimin Evropian (BE) paguhen mesatarisht 13 për qind më pak se burrat të cilët e bëjnë të njëjtën punë.

Kjo po ndodh pse BE-ja e ka një ligj tashmë për pagë të barabartë.

“Pagë e barabartë për punën e njëjtë, apo për punë të vlerës së njëjtë, është njëra nga parimet thelbësore të BE-së. U vendos në Traktatin e Romës më 1957”, ka thënë Komisioni në një komunikatë.

KE-ja ka thënë se megjithatë, përparimi në eliminimin e hendekut gjinor në paga ka ngecur dhe ka qenë i ngadaltë në vitet e fundit.

Për të ndihmuar në adresimin e këtij problemi, Komisioni Evropian e ka themeluar një Direktivë për Transparencë në Pagesë, e cila ka hyrë në fuqi në fillim të qershorit.

Direktiva, një ligj i BE-së, vendos për kornizën se si të aplikohet ideja e “punës së vlerës së njëjtë” dhe kriteret krahasore të cilat përfshijnë aftësitë, përpjekjet, përgjegjësitë dhe kushtet e punës, shkruan REL.

Direktiva ka për qëllim t’i ndihmojë punëtorët ta vërejnë diskriminimin në pagë dhe ta sfidojnë atë.

Por, kjo direktivë ende nuk është bërë ligj në 27 vendet e BE-së, të cilat i kanë tri vjet kohë për ta bërë këtë.

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika