Situata në veri është bërë pjesë e ballinave të mediave më të mëdha botërore

Situata e ndodhur në veri të Mitrovicës është bërë temë diskutimi edhe në mediat më prestiogjioze në botë

Mediat botërore

Mediat si AP , Reuters , BBC , CNN , kanë shkruar në lidhje më situatën e krijuar të dielën e 31 korrikut.

Associated Press (AP) ka përmendur vendimin e qeverisë për shtyerjen e planit të targave dhe kastave të identitetit.

“Autoritetet e Kosovës kanë lëvizur herët të hënën për të lehtësuar tensionet etnike në rritje në vend, duke vonuar një urdhër të diskutueshëm për targat e automjeteve dhe kartat e identitetit që shkaktoi trazira nga serbët e pakicës që vendosën postblloqe, lëshuan sirenat e sulmit ajror dhe qëlluan armë në ajër.”, ka shkruar AP.

Ndërsa, Reuters është shprehur “Qeveria e Kosovës të hënën filloi lëshimin e dokumenteve shtesë për qytetarët serbë që kalojnë në territorin e saj, pasi serbët që jetojnë në veri të vendit që kundërshtojnë vendimin bllokuan rrugët që të çojnë në dy pika kufitare”.

“Katërmbëdhjetë vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, rreth 50,000 serbë në veri përdorin ende targa dhe dokumente të lëshuara nga autoritetet serbe, duke refuzuar të njohin qeverinë e Prishtinës dhe institucionet e saj” ka shkruar REUTERS

Të dielën serbët etnikë në veri bllokuan rrugët, dhe njerëz të armatosur qëlluan me armë në shenjë proteste.

“Zbatimi i rregullave është shtyrë për një muaj pas konsultimeve me SHBA-në dhe BE-në”,raporton BBC.

Për ngjarjen në Mitrovicën e Veriut, gjithaashtu, ka raportuar edhe CNN, duke shkruar se “Helikopterët e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja fluturuan mbi veriun e Kosovës, i cili është i populluar me shumicë serbe dhe i lidhur drejtpërdrejt me Serbinë. Vendkalimet kufitare Bërnjak dhe Jarinjë kanë mbetur të mbyllura”.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika