Situatë “win-win” për Kurtin, Sopjani paralajmëron LDK-në dhe PDK-në për zgjedhjen e presidentit

Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e Albin Kurtit arriti rezultatin më të mirë në historinë e saj me 51 për qind të votave. Zgjedhjet i dhanë LVV-së shumicën për formimin e Qeverisë, ndërsa presidenti mbetet ende një pikëpyetje.

Në këtë kontekst, avokati Shkëlzen Sopjani komentoi në FIVE të TV Dukagjinit mbi rëndësinë e veprimeve të partive opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Sipas Sopjanit, LDK-ja mund të fitojë kohë dhe të rifitojë ndikim vetëm përmes bashkëpunimit me Kurtin, i cili ka “dy karta shumë të forta” në zgjedhjen e presidentit.

Ai theksoi se, nëse Kurti mbështet Vjosa Osmanin si kandidate për presidente, kjo mund ta vendosë LDK-në në një pozicion delikat, ndërsa PDK-në nëse mbështetet një kandidat tjetër.

“Shpëtimi i LDK-së është një proces më i ngadaltë, më i mirë menduar. Prej bazës e lart. Në këtë proces LDK-në i vyen me ble kohë. Mundësia e vetme e LDK-së me fitu atë kohë, është të bashkëpunojnë me Kurtin. Sepse të zgjedhja e presidentit Albin Kurtit i ka dy karta shumë të forta. Nëse shkon me Vjosa Osmanin, që së paku ende nuk ka indicie të qarta që do të shkoj me Osmanin si kandidate për presidente… përkundra janë disa lëvizje që lënë të kuptohet që mund të jetë dikush tjetër. Nëse shkon me një kandidat tjetër mund ta vendos në pozitë të jashtëzakonisht të keqe PDK-në dhe ta dëmtoj PDK-në. Nëse PDK-ja nuk e voton kandidatin në fjalë. Apo nëse shkon me Vjosa Osmanin prapë  e vendos në pozitë shumë të keqe LDK-në. Pra Kurti e ka ‘win win’. Duhet të jenë shumë të kujdesshme se si do t’i qasen zgjedhjes së presidentit. Sepse me një kandidat apo tjetër i vendos në pozitë të pa lakmueshme qoftë PDK-së, qoftë LDK-në dhe ajo u kushton me elektorat” ka thënë Sopjani.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika