“S’ka rrezik të menjëhershëm ushtarak” për Moldavinë

Moldavia aktualisht nuk po përballet “me një rrezik të menjëhershëm ushtarak”, por është subjekt “i një lufte hibride të nisur nga Rusia” me qëllim “të përmbysjes së pushtetit”

Moldavia aktualisht nuk po përballet “me një rrezik të menjëhershëm ushtarak”, por është subjekt “i një lufte hibride të nisur nga Rusia” me qëllim “të përmbysjes së pushtetit”.

Kështu deklaroi në një intervistë për AFP, ministri i Mbrojtjes së Moldavisë, Anatolie Nosatii.

Moldavia po përballet me protesta anti-qeveritare dhe me tensione në rritje me Moskën.

“Aktualisht nuk ekziston një rrezik i menjëhershëm ushtarak për Moldavinë, por ka lloje të tjera të rreziqeve që prekin sigurinë e shtetit: lufta hibride”, tha ai.

Duke gjeneruar “dezinformata, tensione brenda shoqërisë sonë”, Rusia po tenton “të ndryshojë rendin politik, të destabilizojë dhe përmbysë pushtetin shtetëror”, tha ministri moldav.

Moldavia, shtet pro-evropian, vazhdimisht ka akuzuar Moskën se po planifikon që në mënyrë të dhunshme të rrëzojë Qeverinë e saj përmes sabotatorëve të maskuar si protestues anti-qeveritarë. Këto akuza janë hedhur poshtë nga Rusia.

“Sfidat kryesore aktualisht janë një sërë provokimesh që Federata Ruse po tenton që të përdorë për të destabilizuar situatën”.

Të dielën, policia moldave arrestoi anëtarë të një rrjeti që tha se po tentonin të minonin shtetin dhe dyshohet se ata po orkestroheshin nga Moska.

Autoritetet thanë se të arrestuarit kanë vepruar pasi “kanë marrë informacione mbi organizimin nga shërbimet speciale ruse për veprimet destabilizuese në territorin tonë përmes protestave”.

Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë akuzoi Rusinë se po tentonte ta destabilizonte Moldavinë në mënyrë që në këtë shtet të instalohej një qeveri e re pro-ruse.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika