“S’ke vlera”, “Për herë të fundit titullin në 2014”: Përplasje e ashpër mes Munishit dhe Lumit

Debat i ashpër po zhvillohet mes Ismet Munishit dhe Alban Lumit në emisionin 'Dueli Sportiv' në RTV Dukagjini

Derisa po diskutohej rreth përzgjedhësit të mundshëm të Kombëtares së Kosovës, Munishi dhe Lumi u përplasën mes vete.

Trajneri i Ferizajt, Ismet Munishi, tha për opinionistin, Alban Lumi, se nuk ka vlera për futboll.

”Ti nuk ke vlera për futboll, ti nuk e shikuar asnjëherë Ballkanin, unë të kam dërguar në Suharekë për të shikuar Ballkanin,” tha ndër të tjerash Munishi.

Mes tjerash, Lumi u kundërpërgjigj kështu: ”Ilir Daja e ka fituar dy herë rresht titullin me Ballkanin, ti për herë të fundit e ke fituar në vitin 2014.”

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel me fillim nga ora 22:00.

Përveç diskutimeve për sportin vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi të tjera në vazhdim.

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika