Sllovakia ia dërgon Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29

Katër avionët e parë nga 13 avionët luftarakë të epokës sovjetike MiG-29 që Sllovakia vendosi t'i jepte Ukrainës i janë dorëzuar në mënyrë të sigurt forcave ajrore ukrainase, ka njoftuar të enjten Ministria Sllovake e Mbrojtjes

Avionët luftarakë MiG-29 fluturojnë mbi bazën ajrore Malacky, Sllovaki. 27 gusht 2022, Reuters.

Sllovakia ia ka dorëzuar Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29, nga gjithsej 13, tha të enjten Ministria sllovake e Mbrojtjes.

“Katër avionët e parë u janë dorëzuar në mënyrë të sigurt Forcave të Armatosura të Ukrainës”, ka thënë ministria.

Ky shtet ka bërë të ditur se transferimi u krye nga pilotët ukrainas dhe se “javët e ardhshme do t’i dorëzohen Ukrainës edhe pjesa tjetër e avionëve”.

Qeveria e Sllovakisë miratoi transferimin e flotës së saj të avionëve luftarakë të epokës sovjetike MiG-29 javën e kaluar.

Sllovakia u bë vendi i dytë anëtar i NATO-s, pas Polonisë, që dëgjon kërkesat e qeverisë ukrainase për avionë luftarakë.

Përpara pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt të vitit 2022, Ukraina kishte disa dhjetëra MiG-29 që trashëgoi pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, por është e paqartë se sa prej tyre mbeten në shërbim pas më shumë se një viti luftimesh.

Forca ajrore e Ukrainës është familjarizuar me MiG-29 dhe mund t’i përdorë avionët menjëherë.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika