Kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sonte do të mbahet seanca për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Haxhiu bëri të ditur se pas konstituimit të Kuvendit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme, legjislativi do të mblidhet për të shqyrtuar dhe votuar për përbërjen e ekzekutivit të ri.