SpaceX merr miratimin për provën e parë me raketën Starship

Në Shtetet e Bashkuara, Administrata Federale e Aviacionit (FAA), të premten e 14 prillit ka miratuar një licensë nga themeluesi i kompanisë SpaceX, Elon Musk

Foto: AP

Në Shtetet e Bashkuara, Administrata Federale e Aviacionit (FAA), të premten e 14 prillit ka miratuar një licensë nga themeluesi i kompanisë SpaceX, Elon Musk.

Agjencia federale i dha dritën jeshile firmës SpaceX që të lëshojë për herë të parë në orbitë raketën Starship, duke hapur rrugën për një fluturim provë, vendimtar për synimet hapësinore të kompanisë.

Pas një procesi gjithëpërfshirës për licensimin, FAA doli në përfundimin se SpaceX i përmbush të gjitha kërkesat për sigurinë, mjedisin, rregulloret, ngarkesën, integrimin hapësinor dhe përgjegjësitë financiare”, thuhet në një deklaratë të lëshuar të premten nga FAA, duke shtuar se licensa është e vlefshme për pesë vjet.

Ky lëshim është planifikuar të bëhet të hënën më 17 prill, shkruan në rrjetin Twitter kompania SpaceX. Raketa do të lëshohet nga qendra hapësinore e kompanisë në Boca Chica të Teksasit. Lëshimi për provën 150 minuta të gjatë mund të bëhet nga ora 5:30 e mënjesit deri në orën 14:00, sipas orës lokale.

Raketa Starship është një sistem transporti plotësisht i ripërdorshëm, i ndërtuar për të transportuar ekuipazhin dhe ngarkesën në orbitën e Tokës, për të ndihmuar njerëzimin të kthehet në Hënë dhe të udhëtojë drejt planetit Mars dhe më gjerë, thuhet në faqen e kompanisë SpaceX. VoA

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika