Spanjë: Shakira vendos të shkojë në gjyq për mashtrim tatimor prej 14.5 milionë eurosh

Këngëtarja kolumbiane, Shakira, ka vendosur të përballet me autoritetet spanjolle për akuzën se ka mashtruar qeverinë spanjolle prej afro 15 milionë euro taksa, ndërsa 45 vjeçarja “i beson pafajësisë së saj dhe zgjedh ta lërë çështjen në duart e ligjit”, ka njoftuar firma e saj e marrëdhënieve me publikun

Këngëtarja kolumbiane, Shakira

Këngëtarja, Shakira ka zgjedhur të gjykohet nga prokurorët spanjollë për akuzat se ajo ka mashtruar qeverinë spanjolle prej afro 15 milionë euro taksa.

Sipas avokatëve të saj, 45-vjeçarja kolumbiane ka hedhur poshtë një marrëveshje të ofruar nga autoritetet spanjolle dhe dëshiron të provojë pafajësinë e saj në gjykatë.

Shakira “i beson pafajësisë së saj dhe zgjedh ta lërë çështjen në duart e ligjit”, ka thënë në një deklaratë firma e saj e marrëdhënieve me publikun Llorente y Cuenca.

Në vitin 2018, prokurorët spanjollë e kanë akuzuar sensacionin e pop-it që qëndron pas hitit të famshëm “Hips Don’t Lie” për dështimin për të paguar 14.5 milionë euro taksa mbi të ardhurat që ajo fitoi midis vitit 2012 dhe 2014.

Shakira mund të gjobitet ose të dërgohet në burg nëse shpallet fajtore për evazion fiskal.

Ndërkaq, prokurorët nuk kanë ofruar detaje të mëtejshme rreth marrëveshjes, e cila mbetet në tavolinë deri në hapjen e gjyqit në Barcelonë, raporton euronews.

Firma e marrëdhënieve me publikun e Shakira-s ka thënë se ajo ka depozituar shumën që thuhet se i detyrohet në Agjencinë Spanjolle të Taksave dhe nuk ka borxhe tatimore në pritje.

Shakira, emri i plotë i së cilës është Shakira Isabel Mebarak Ripoll, ka dy fëmijë me futbollistin e Barcelonës, Gerard Pique. Çifti kanë jetuar së bashku në Barcelonë, por së fundmi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 11-vjeçare.

Shakira, e cila ka shitur më shumë se 60 milionë albume, u nda nga Pique në qershor të këtij viti.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika