Specialja bastis shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit, Artan Behrami

Gjykata Speciale ka vazhduar edhe sot me bastisje, pas atyre të së hënës

Mediat kanë raportuar se Prokuroria e Gjykatës Speciale e ka nisur bastisjen në shtëpinë e ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami.

Një ditë më parë, të hënën, Gjykata Speciale ka bastisur edhe banesat e dy ish-këshilltarëve tjerë të Thaçit, Blerim Shalës dhe Bashkim Smakajt.

Banesa e Artan Behramit

Behrami, të hënën, reagoi ndaj bastisjeve, duke thënë se” Gjykata Speciale është fashiste, sepse përndjek, arreston dhe dënon vetëm shqiptarët”.

“Prokuroria është në panik! Po humb çdo betejë juridike! Ndërsa, gjykata në përpjekje për të ndihmuar Prokurorinë, seancat tragjike-komike po mundohet t’i mbulojë me spektakle”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika