Specialja shtyn katër seanca, pranohet pjesërisht kërkesa e mbrojtjes së Kadri Veselit

"Më 2 janar 2024, Trupi Gjykues miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes së Veselit dhe i anuloi seancat në këtë ҫështje nga data 12 deri më 15 shkurt"

Kadri Veseli

Gjykata Speciale në Hagë ka shtyrë katër seanca, të parapara të mbaheshin në shkurt (13 deri më 15 shkurt).

Kështu Specialja ka pranuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit, e cila erdhi si shkak i vdekjes së papritur të avokatit, Andrew Strong.

“Më 2 janar 2024, Trupi Gjykues miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes së Veselit dhe i anuloi seancat në këtë ҫështje nga data 12 deri më 15 shkurt. Trupi Gjykues konstatoi se Mbrojtja ka treguar një arsye të vlefshme për një ndryshim të kufizuar të orarit për të garantuar që mundësia e Mbrojtjes për t’u përgatitur për marrjen në pyetje të dëshmitarëve të ardhshëm të mos ndikohet nga vdekja e papritur e bashkëmbrojtësit të saj si dhe rekrutimi i mëpasshëm i zëvendësuesit të tij.”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika