Stuhia e fuqishme godet Kanadanë, shkatërron disa shtëpi dhe lë mijëra të tjera pa energji elektrike

Uragani Fiona ka goditur Kanadanë të shtunën e 24 shtatorit, duke shkatërruar disa shtëpi dhe duke lënë mijëra të tjera pa energji elektrike. Ndërkaq deri më tani, përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për ndonjë të vdekur

Gjendja në Kanada pas stuhisë Fiona

Stuhia posttropikale Fiona ka goditur Kanadanë lindore, me erëra të forta uragani, shira të rrëmbyeshëm dhe dallgë të mëdha, të cilat kanë shkatërruar disa shtëpi dhe lanë qindra mijëra të tjera pa energji elektrike.

Trupat kanadeze janë mobilizuar për të ndihmuar, në përpjekje të rimëkëmbjes pasi kryeministri Justin Trudeau është zotuar të ofrojë ndihmë për të prekurit.

“Unë e di se kjo është një kohë jashtëzakonisht e vështirë për shumë njerëz që kanë parë shtëpinë e tyre, pronën e tyre të shkatërruar. Por e di gjithashtu që këta njerëz e dinë se nuk janë vetëm dhe se ne do të jemi këtu për ta”, ka thënë Trudeau.

Ndërsa, kryebashkiaku i Halifax-it, Mike Savage, ka thënë se çatia e një ndërtese apartamentesh është shembur në qytetin më të madh të Nova Scotia, dhe zyrtarët kishin zhvendosur 100 njerëz në një qendër evakuimi. Përveç dëmeve materiale askush nuk është lënduar rëndë, raporton euronews.

Peter Gregg, drejtor i Nova Scotia Power, ka thënë se erërat kanë shkaktuar dëme të mëdha, dhe moti i keq i ka penguar ekipet e riparimit të dilnin në fillim.

Ai ka shtuar se rreth 380 mijë klientë kishin mbetur pa energji të shtunën pasdite të 24 shtatorit, ndërsa stuhia Fiona e dobësuar ishte largua mbi Gjirin e Shën Lorencit.

Ndërkaq, Qendra Kanadeze e Uraganeve ka shkruar në Twitter, duke thënë se stuhia Fiona kishte presionin më të ulët të regjistruar ndonjëherë për një stuhi që binte në tokë në Kanada, dhe se parashikuesit kishin paralajmëruar se mund të jetë një nga stuhitë më të fuqishme që ka goditur vendin.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika