Stuhia ‘Leonardo’ shkakton viktima në Portugali dhe Spanjë

Një burrë humbi jetën në Portugali pasi ujërat e përmbytjeve bllokuan makinën e tij, ndërsa në Spanjë një vajzë u mor nga rrjedha e një lumi pasi tentoi të shpëtonte qenin e saj, teksa stuhia ‘Leonardo’ goditi Gadishullin Iberik me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta të enjten.

‘Leonardo’ është stuhia më e fundit në një seri prej rreth gjashtë stuhish dimërore që kanë përfshirë Portugalinë dhe Spanjën këtë vit, duke shkaktuar disa viktima, duke shkatërruar çati banesash dhe duke përmbytur qytete të tëra, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Një burrë rreth 70 vjeç humbi jetën të mërkurën në rajonin jugor të Alentejos në Portugali, pasi makina e tij u tërhoq nga ujërat e një rruge të përmbytur pranë një dige, njoftuan autoritetet portugeze.

Në provincën Malaga, në jug të Spanjës, një vajzë rezulton e zhdukur pasi u tërhoq nga lumi Turvilla ndërsa përpiqej të shpëtonte qenin e saj.

“Kaluan gjithë pasditen dhe natën duke kërkuar në lumë, nga vendi ku vajza ra deri në grykëderdhjen e lumit. Qeni u gjet, por ajo jo,” deklaroi shefi i zjarrfikësve të Malagës, Manuel Marmolejo, për televizionin spanjoll.

Ndërkohë, stuhia Marta, fronti i radhës në të ashtuquajturin “tren stuhish”, pritet të godasë rajonin gjatë fundjavës, sipas agjencisë shtetërore të motit Aemet.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika