Subvencionim për më shumë se 180 mijë familje që kursyen energji elektrike gjatë nëntorit

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se numri i familjeve që kanë kursyer energjinë elektrike gjatë muajit nëntor dhe që përfitojnë nga subvencionimi është më shumë se 180 mijë. Ndërsa, ka shtuar se për kursimet e muajit dhjetor, subvencionet do të procesohen në muajin e ardhshëm

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se numri i familjeve që kanë kursyer energjinë elektrike gjatë muajit nëntor e që përfitojnë nga subvencionimi është 180 mijë e 276.

Murati ka shkruar të premten e 30 dhjetorit në llogarinë e tij në Facebook se llogaritja e kursimit për muajin nëntor mund të shihet edhe në llogaritë online të KESCO me përshkrimin “GOVSUB”

“Për ata që kanë kursyer energjinë, Ministria e Financave ka përllogaritur dhe procesuar edhe për muajin nëntor, dhe kjo tash mund të shihet në llogarinë tuaj online me KESCO me përshkrimin ‘GOVSUB – Energy Saving/2022/P11’”, ka sqaruar Murati, duke shtuar se për ata që kursejnë gjatë muajit dhjetor subvencioni do të procesohet në janar.

“Për nëntor, janë 180,276 familje që kanë plotësuar kriteret për subvencionim. Për ata që kanë kursyer energjinë elektrike gjatë muajit dhjetor, subvencioni do të procesohet në muajin e ardhshëm”, ka shkruar Murati.

“Çdo kW i kursyer rezulton me faturë më të lirë për ju, subvencion të faturës nga shteti, e më pak import për shtetin”, ka theksuar Murati.

Ndryshe, subvencionimi i faturave të energjisë elektrike për ata që e kursejnë atë ka nisur në shtator të këtij viti.

Shija e redaktorit

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Të fundit nga rubrika