Sullivan: Nuk ka ngërç në luftën Rusi-Ukrainë

Pavarësisht se nuk shënoi përparim në qëllimin e saj për t'u anëtarësuar në NATO, Ukraina mori garanci sigurie nga anëtarët e aleancës ushtarake gjatë takimit të tyre të nivelit të lartë, javën e kaluar në Vilnius

Pavarësisht se nuk shënoi përparim në qëllimin e saj për t’u anëtarësuar në NATO, Ukraina mori garanci sigurie nga anëtarët e aleancës ushtarake gjatë takimit të tyre të nivelit të lartë, javën e kaluar në Vilnius.

Siç shkruan VOA, administrata e presidentit Biden po rikonfirmon mbështetjen e fortë për Kievin.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, u pyet në një intervistë në rrjetin ABC, nëse mendonte se lufta ka arritur në një ngërç.

“Po shohim se forcat ukrainase në fakt po bëjnë përparim si në lindje ashtu edhe në jug. Ne thamë para se të fillonte kjo kundërofensivë se do të ishte e vështirë të vazhdohej, dhe ka qenë e vështirë. Kjo është natyra e luftës, por ukrainasit po vazhdojnë të ecin përpara”.

Ndërsa Sullivan theksoi përkushtimin e administratës së presidentit Biden për t’i siguruar Ukrainës armët që i nevojiten, Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, e cila po viziton Indinë, foli për masa të tjera që po ndërmerren për të dobësuar agresionin e Rusisë.

“Ne gjithashtu do të vazhdojmë të ndërpresim qasjen e Rusisë në pajisjet dhe teknologjitë ushtarake që i nevojiten për të zhvilluar luftë kundër Ukrainës. Një nga qëllimet tona kryesore këtë vit është të luftojmë përpjekjet e Rusisë për t’iu shmangur sanksioneve tona”.

Gjatë takimit të tyre të fundit në Vilnius, anëtarët e NATO-s qëndruan përkrah Kievit, pavarësisht se nuk i ofruan një udhërrëfyes të qartë për t’u bashkuar me aleancën.

“Le të mos e nënvlerësojmë atë që arritën ukrainasit. Së pari, ata morën mbështetjen e vazhdueshme përmes një angazhimi për ndihmën afatgjatë të sigurisë, sigurimin e pajisjeve ushtarake dhe municioneve”, thotë analisti i politikës së jashtme Ian Brzezinski .

Por që kjo mbështetje të mbetet e fortë anëtarët e NATO-s duhet të rrisin kontributet e tyre financiare, tha senatori republikan Dan Sullivan në kanalin NBC.

“Minohet qëndrueshmëria e NATO-s, kur vetëm shtatë nga 31 anëtarë të NATO-s aktualisht përmbushin detyrimin e tyre për shpenzimet e mbrojtjes. Për mendimin tim kjo ka potencialin të minojë edhe mbështetjen për Ukrainën në një afat të shkurtër si dhe mbështetjen afatgjatë për NATO-n”.

Megjithatë, presidenti Joe Biden e bëri të qartë javën e kaluar se Ukraina nuk do të duhet të presë anëtarësimin në NATO për të marrë garancitë afatgjata të sigurisë.

Ai iu referua një kornize të re të paraqitur nga Grupi i Shtatë ekonomive më të përparuara të botës që hap rrugën për të zgjidhur nevojat aktuale dhe të pasluftës të Kievit.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika