Sulme me 470 dronë, nëntë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainën perëndimore

Nëntë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm rus në qytetin perëndimor të Ternopilit, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Blloqe apartamentesh nëntëkatëshe u goditën në sulme, ndërsa Rusia qëlloi më shumë se 470 dronë dhe 47 raketa drejt Ukrainës gjatë natës në një “sulm të paturpshëm”, tha Zelensky.

Tre lagje të qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, u goditën gjithashtu nga një sulm masiv me dronë i cili plagosi më shumë se 30 persona, përfshirë fëmijë. Fotot e postuara në internet treguan ndërtesa dhe makina në flakë.

Ndërprerjet e energjisë po prekin një numër rajonesh në të gjithë vendin, tha ministria e energjisë e Ukrainës.

Sulmi herët të mërkurën ishte një nga më vdekjeprurësit në Ukrainën perëndimore që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt 2022.

Zelensky tha se kishte pasur “shkatërrime të konsiderueshme” në Ternopil, duke shtuar se njerëzit mund të jenë bllokuar nën rrënoja.

Impiantet e energjisë, transporti dhe infrastruktura civile u dëmtuan edhe në vende të tjera të Ukrainës perëndimore.

Sektori i energjisë në rajonin Ivano-Frankivsk u sulmua gjithashtu, dhe dy nga tre të plagosurit ishin fëmijë.

Infrastruktura kritike dhe energjia u goditën në rajonin Lviv, tha Zelensky, ndërsa kreu i rajonit tha se një impiant energjetik ishte goditur.

Zelensky, i cili ndodhet në Turqi për bisedime me homologun e tij Rexhep Tayip Erdogan, bëri thirrje për ndihmë nga aleatët e Ukrainës, duke shkruar: “Çdo sulm i paturpshëm kundër jetës së zakonshme tregon se presioni ndaj Rusisë është i pamjaftueshëm. Sanksionet efektive dhe ndihma për Ukrainën mund ta ndryshojnë këtë.”

Presidenti i Ukrainës kishte thënë se donte të “intensifikonte” negociatat e paqes përpara takimit në Ankara, por Kremlini tha se asnjë përfaqësues rus nuk do të bashkohej.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika