Sulmet ajrore të Rusisë synojnë më shumë objekte të energjisë

Sulmet në jug dhe perëndim të Ukrainës kanë shkaktuar ndërprerje të rrymës në gjithë vendin. Operatori kombëtar i energjisë elektrike, Ukrenergo, ka njoftuar se do të kufizonte furnizimin në disa rajone

Foto ilustrim

Vendet në jug dhe perëndim të Kievit janë goditur si dhe janë raportuar ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin.

Pothuajse një e treta e termocentraleve të vendit janë shkatërruar në një valë sulmesh ajrore që nga e hëna e javës së kaluar.

Të shtunën e 22 tetorit zyrtarët ukrainas kanë thënë se “infrastruktura kritike” ishte goditur në rajonin Cherkasy, në juglindje të kryeqytetit Kiev. Një zjarr i madh po ashtu është raportuar në afërsi të qytetit të Smilës.

Operatori kombëtar i energjisë elektrike, Ukrenergo, ka njoftuar se do të kufizonte furnizimin në disa rajone, duke përfshirë Kievin duke shtuar se sulmet e së shtunës mund të kenë shkaktuar më shumë dëme sesa bombardimet intensive në fillim të këtij muaji.

Komanda e forcave ajrore të Ukrainës ka theksuar se sistemet e saj të mbrojtjes kishin shkatërruar 18 raketa lundrimi ruse të lëshuara të shtunën në mëngjes, raporton BBC.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar të premten 21 tetorti Rusinë për vendosjen e minave në një digë hidroelektrike në rajonin Kherson të Ukrainës jugore, e cila është nën kontrollin e forcave të Moskës.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika