Ushtria izraelite u ka bërë thirrje urgjente banorëve të 11 qyteteve dhe fshatrave në jug të Libanit që të lënë shtëpitë e tyre dhe të largohen të paktën 1 000 metra në zona të hapura, sipas Reuters.
Sipas ushtrisë izraelite, operacionet po zhvillohen kundër Hezbollahut, pas asaj që e cilëson si shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.
Mes tjerash, ushtria paralajmëron se çdo person që ndodhet pranë luftëtarëve apo objekteve të Hezbollahut mund të jetë në rrezik.
Ndërkohë, Izraeli ka vijuar sulmet në jug të Libanit dhe forcat e tij ushtarake po mbajnë nën kontroll një zonë të caktuar në pjesën jugore të vendit.