Sulmohen gazetarët e “Sky News” nga rusët

Sot, më 26.03.2022, qyteti Chernihivi u rrethua plotësisht nga trupat ruse.

Ekipi i “Sky News” u sulmua nga raketat ruse, ndërsa një burrë u plagos. Gazetarët dhe ekipi përcjellës tashmë janë në një vend të sigurt, i plagosuri po merr trajtimet e duhura mjekësore.

“Vetëm fati dhe një lutje do t’i bëjë ata ta kalojnë këtë”, ka shkruar televizioni britanik duke shoqëruar edhe me pamje.

Gjatë muajit të parë të luftës në Ukrainë janë vrarë: gazetarja ruse Oksana Baulina, gjatë granatimeve në Kiev, kameramani i “Fox News” Pierre Zakrzewski kur automjeti i tij ra nën zjarr në Horenka dhe krijuesi i dokumentarëve amerikanë Brent Renaud, kur trupat ruse qëlluan automjetin e tij në Kiev.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika