Sulmohet ekipi i “Kohës” në veri

Ekipi i gazetës "Koha" është sulmuar në veri derisa raportonte për zhvillimet në Zveçan. Protestuesit sulmuan veturën e ekipit duke hedhur gurë dhe duke thyer xhamat

Ekipi i mediumit “Koha” është sulmuar në veri, gjersa i njëjti ishte duke raportuar për zhvillimet në Zveçan.

Protestuesit e kanë sulmuar veturën në lëvizje të “KOHËS” duke hedhur gurë dhe duke ia thyer xhamat. Shoferi ka arritur të mbrohet, gjersa i njëjti nuk ka pësuar lëndime.

Shoferi ka vazhduar tutje dhe kur ka hasur në patrullën e Policisë së Kosovës, ku edhe ka pasur prani të mediave të tjera që janë interesuar për rastin, policët i kanë kërkuar që të largohet nga aty, duke mos u interesuar për gjendjen e tij dhe për atë që ka ndodhur, raporton KOHA.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika