Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar, pas një incidenti me zyrtarë policorë gjatë një kontrolli trafiku.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25 dhjetor 2025, rreth orës 10:15, në rrugën “Nëna Terezë”. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se, në shenjë revolte për shqiptimin e një tikete për kundërvajtje në trafik, ka ofenduar dhe më pas ka sulmuar zyrtarët policorë.
Pas ndërhyrjes së policisë, i dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt nga organet e drejtësisë.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.