Suspendohet Agim Kuçi, gjyqtari në rastin e Enver Sekiraqës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka suspenduar Agim Kuçin, gjyqtarin në rastin e Enver Sekiraqës

Enver Sekiraqa

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka suspenduar një gjyqtar.

Në komunikatë nuk ceket cili gjyqtar por sipas burimeve të Dukagjinit i suspenduari është Agim Kuçi, gjyqtari në rastin e Enver Sekiraqës.

Në komunikatë thuhet se Këshilli vlerësoi se suspendimi i subjektit të hetimit, në këtë fazë të procedurës, do të krijojë parakushte që paneli hetimor të hetoj në tërësi çështjen në mënyrë të pavarur, objektive dhe të pa ndikuar.

“Sa i përket rastit AD/KGJK/04/2024/GJTHPR-AD/GJTHPR/8/24, Këshilli bazuar në kërkesën e autoritetit kompetent me shumicë të votave vendosi për suspendimin e gjyqtarit që është subjekt i hetimit, deri në një vendim tjetër të Këshillit. Këshilli vlerësoi se suspendimi i subjektit të hetimit, në këtë fazë të procedurës, do të krijojë parakushte që paneli hetimor të hetoj në tërësi çështjen në mënyrë të pavarur, objektive dhe të pa ndikuar”, thuhet në njoftim.

Enver Sekiraqa, i dënuar tri herë nga gjykatat e Kosovës për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza, është në arrati që nga e premtja, duke shkaktuar reagimin e liderëve institucionalë dhe organizatave joqeveritare.

Sekiraqa u dënua me 25 vjet burg në fillim të majit, por u lirua deri në përfundimin e vendimit.

Të premten Apeli ka vendosur ta arrestojë, por policia nuk e ka gjetur në shtëpinë e tij.

Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqës për tri vepra penale, “për nxitje në vrasjen” e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.

Prokuroria pretendon se incidenti i ndodhur në “Swiss Casino” në mes të Sekiraqës dhe Rizës ishte njëri nga motivet që çuan në vrasjen e Triumf Rizës.

Incidenti në “Swiss Casino”, kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër. Në këtë incident i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani.

Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim.

Sekiraqa ishte dënuar dy herë, por rasti kishte shkuar në rigjykim.

Sekiraqa vazhdon ta sfidojë shtetin, Policia ende s’e di se ku gjendet

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika