Sveçla: E mitura 11-vjeçare është dhunuar për më shumë se një vit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se e mitura 11-vjeçare është dhunuar mbi një vit nga persona të ndryshëm

Xhelal Sveçla, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës





E mitura 11-vjeçare është dhunuar për më shumë se një vit.

Kështu ka bërë të ditur, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka treguar edhe se personalisht ka bërë kërkesë te kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), që të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në hetimin e këtij rasti të thirren në cilësinë e dëshmitarit.

“Nuk mund të them saktësisht, meqenëse çështja është nën hetim, mund të them se është mbi një vit. Informatat janë se kjo e mitur është dhunuar mbi një vit”, ka deklaruar Sveçla.

“Nuk bëhet fjalë për një rast as për dy, por bëhet fjalë për më shumë raste të keqpërdorimit të dhunimit të vajzës 11-vjeçare. Kërkesën për kryeshefin e Inspektoriatit Policor të Kosovës e kam bërë drejtpërdrejt në mënyrë që të gjithë të përfshirët, në këtë rast, hetuesit policorë, të thirren në cilësinë e dëshmitarit, në mënyrë që institucionet e Kosovës dhe të gjithë publiku të informohen drejt për atë çfarë ka ndodhur, mbi atë se çfarë kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës, në atë se çfarë po ndërmarrin institucionet e sigurisë”, ka vijuar ai.

Sveçla është shprehur se institucionet e sigurisë kanë dështuar për ta mbrojtur të miturën 11-vjeçare.

Ai, po ashtu, ka thënë se jo të gjithë dhunuesit janë arrestuar.

“Në këtë rast janë të përfshirë, qoftë prokuroria, qoftë qendra për punë social, qoftë policia e Kosovës, apo Agjencia e Kosovës për Forenzikë. Të gjitha informatat e deritanishme na tregojnë për dështime të njëpasnjëshme të institucioneve përgjegjëse për të mbrojtur këtë të mitur e pastaj edhe për të identifikuar se çfarë ka ndodhur, por edhe për të identifikuar të gjithë dhunuesit, të cilët fatkeqësisht ende nuk janë arrestuar”, ka deklaruar Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme bëri të ditur se hetimet për këtë rast do të përmbyllen më së largu më datën 31 tetor.





Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika