​Sveçla: Pa asnjë hezitim do ta zbatojmë reciprocitetin nga 1 shtatori

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Kosova është e gatshme të zbatojë reciprocitetin me Serbinë duke filluar nga 1 shtatori

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se nga 1 shtatori, pa asnjë hezitim Kosova pritet të fillojë zbatimin e vendimit për reciprocitet me Serbinë, për targat dhe letërnjoftimet.

Sveçla beson se qytetarët serb në veri e kanë kuptuar nevojën e zbatimit të këtij vendimi, i cili sipas tij është me përfitime për ta.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që të fillojë zbatimin e këtyre dy vendimeve për reciprocitet me Serbinë, dhe pa asnjë hezitim ne ato vendime do t’i realizojmë. Vendimi i parë bëhet fjalë për një lëshim të dokumentit për hyrje-dalje të shtetasve të Serbisë në Kosovë, gjë e cila ndodh me shtetasit e Kosovës tashmë për 11 vite”, ka deklaruar Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë intervostës për Alsat M

Ndërsa, Sveçla ka thënë se vendimi i dytë është kalimi i veturave me targa ilegale në vetura me targa legale. Edhe ky vendim sipasi tij është plotësisht i ligjshëm dhe i bazuar në marrëveshjet e arritura deri tani në Bruksel.

Zbatimi i vendimeve më herët, ministri i Brendshëm ka thënë se është penguar nga strukturat kriminale që janë pasuruar dhe fuqizuar me ndihmën e Beogradit për të luftuar shtrirjen dhe sundimit dhe ligjit në atë zonë.

Ai ka thënë se është i bindur se institucionet e sigurisë së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme si bartëse e këtij procesi, janë plotësisht të gatshme dhe mjaftueshëm të forta që të zbatojnë këto dy vendime.

Po ashtu, Sveçla ka thënë se zbatimi i këtyre dy vendimeve u shty për një muaj me qëllim që qytetarët e etnisë serbe në Kosovë të informohen sa më shumë, sa më drejt për këto dy vendime.

“Ne dhe aleatët tanë ndërkombëtarë kishim ndjenjën se kishte një keqpërdorim të shtuar të këtyre qytetarëve duke qenë viktima të propagandave të Serbisë dhe Rusisë prandaj vlerësuam se është e nevojshme që të vazhdojmë me këto fushata vetëdijesuese. Tashmë jam i bindur se qytetarët tanë të etnisë serbe të cilët preken nga çështja e ndryshimit nga targa ilegale në targa legale janë të informuar mbi të gjitha benefitet që ata gëzojnë me fillimin e këtij procesi”, ka thënë ai për Alsat M, transmeton Dukagjini.

Ai ka njoftuar se të gjithë ata pa asnjë ngarkesë financiare dhe me procedura jashtëzakonisht të thjeshtëzuara, me formalitete shumë të vogla do të mund të kalojnë në vetura me targa legale.

Ndërsa, sipas tij në krahasim me qytetarët tjerë ky është një kursim prej 5-6 mijë euro për veturë.

Ndërkaq, Sveçla ka diskutuar edhe për sigurinë e shqiptarëve në veri të vendit.

“Unë besoj se janë të sigurt. Ne kemi mekanizmat e mjaftueshëm që t’i sigurojmë, të garantojmë siguri dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe shqiptarët në veri”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika