Sveçla për projektligjin për zyrtarët publikë: Jemi në fazën përfundimtare të finalizimit

I thirrur në interpelancë për këtë çështje, Sveçla ka thënë se thënë se Projektligji për Zyrtarët Publik është në fazat e finalizmit të tij. NdWrkaq, ai ka folur për synimet që priten të realizohen me plotësimin e këtij ligji

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri Sveçla, ka thënë se Projektligji për zyrtarët publikë është në fazën përfundimtare të finalizimit.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se një ndër prioritetet kyçe të Qeverisë së Kosovës është modernizimi i administratës publike, administratë të cilën synon ta shndërrojë në një administratë që do të ofrojë shërbime cilësore, shërbim ky i cili realizohet në kuadër të projektligjit të lartëcekur.

Sipas Sveçlës dhe bazuar në fjalimin e tij të interpelancsë për Ligjin e Zyrtarëve Publik, që kjo të realizohet duhet bërë kompletimi i kornizës ligjore aktuale.

“Ligji për Zyrtarët Publik është një ndër ligjet që po i nënshtrohet rishikimit me qëllim të arritjes së këtij objektivi”, ka shkruar Sveçla.

Ndër të tjera, ai ka thënë që me anë të këtij ligji synon të adresojë problemet jo vetëm të gjetura nga Gjykata Kushtetuese por edhe ato të identifikuarat përgjatë zbatimit të ligjit.

Megjithëse pjesërisht në fuqi, ky ligj sipas ministrit Sveçla ka “ka shumë zbrazëti dhe anomali që kanë vështirësuar punën e përditshme dhe zhvillimin e administratës publike duke përfshirë këtu vështirësinë e proceseve të rekrutimeve; mungesën e një mjedisi konkurrues; mungesa e mekanizmave efikas për matjen e performancës, mungesë të procesit të llogaridhënies si dhe një sërë çështjesh tjera të evidentuara përgjatë zbatimit të ligjit aktual”.

Edhe pse janë digjitalizuar një numër i shërbimeve, me fuqidhënien e plotë të ligjit pritet që digjitalizimi të bëhet në tërsi.

“Përmes Ligjit për Zyrtarët Publik, synojmë digjitalizimin e tërësishëm të procesit të rekrutimit përmes të cilit qëllimi është rritja e transparencës dhe efikasitetit të institucioneve publike në rekrutim dhe për rjedhojë edhe rritjen e besimit të qytetarëve në proceset e rekrutimit pranë institucioneve publike. Digjitalizimi i këtyre proceseve, do të bëhet gradualisht deri në zhvillimin e të gjitha procedurave rekrutuese në mënyrë elektronike dhe transparente. Ky është një hap rrënjësor drejt reformës për ngritjen e standardit për një administratë profesionale, transparente dhe nivel të shtuar të llogaridhënies. Megjithatë, krahas me avancimin e procesit të digjitalizimit, është e domosdoshme që të krijohet infrastruktura ligjore dhe institucionale që e rritë dhe e mbronë sigurinë e këtyre proceseve nga sulmet kibernetike, një nevojë e pashmangshme kjo duke marrë parasysh zhvillimin teknologjik të kohës sonë”, ka shkruar Sveçla.

Kjo nuk është e tëra.

“Sistemi i ri i rekrutimit për çdo pozitë në shërbimin civil dhe atë publik në Kosovë është një ndër elementet kyçe që do të prezentojë ky ligj”, ka thënë SveՎla gjersa ka theksuar se , kjo do të mundësojë që mungesat aktuale në resurset njerëzore të mund të plotësohen si me zyrtarë nga brenda sistemit, njëlloj edhe me individë jashtë shërbimit civil apo publik.

“E gjithë kjo, ka një qëllim parësor që është ofrimi i mundësive të barabarta që si rezultat kryesor do të ketë rritjen e efikasitetit dhe profesionalizimin  e administratës publike”.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika