“Sy më sy me kriminelin”, rrëfimi i të mbijetuarës që u ballafaqua me dhunuesin e saj në gjykatë

Në një rrëfim emocional, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ndau përvojën e saj në Debat Plus, në ciklin e emisioneve “Heshta që vret – Klithma e vërtetë e luftës”.

Ajo tregoi se si, me guxim dhe vendosmëri, e denoncoi përdhunuesin e saj, të njohur me nofkën Zhika, dhe kërkoi që ai të përballej me të në gjykatë.

“Zhika erdhi para gjykatës. Mua më thanë: A po don tjetër rrugë përmes televizorave, a po don përballë? – Unë kam dashtë përballë me dal. Me ja thanë të vërtetën se çka më ke bo ti mu, po du me ta thanë përballë. Nër sy ja kam thanë.

Unë menxi e kam prit me ja thanë ballë për ballë edhe me shumë zemër i kam dal përballë, veç me ja thanë të vërtetën: Ti më dhunove mu”, ka thënë ajo.

Përdhunuesi, sipas saj, nuk pati asnjë fjalë për të thënë.

“Ja kam thanë sy më sy, ja kam thanë krejt. Avokati i tij ka thanë: A ke ndonjë pyetje me ja bo zonjës? – Ka thanë: Ne, ne, ne. – Nuk e kam ditë çka do me thanë. Ma kanë përkthy.

Në dytën herë kur jam kanë edhe shqip e ka vet: A ke ndonjë pyetje me ja bo zonjës?. Tha: Jo, jo, jo.- I kam thanë: Përballë dilëm, thuma çka ke me më thanë. Ka thanë: Jo, jo, jo. – Tjetër fjalë nuk ka pas, se ai nuk ka pas çka me thanë se unë të vërtetën ja kam qit në sy, ai s’ka pas çka me më thanë. Apet isha përballë edhe deri në fund”, ka shtuar e mbijetuara.

Pas këtij procesi, drejtësia foli: Zhika u dënua me 15 vjet burgim.

“Shumë, shumë kam kajt prej gëzimit. Diqysh mu ka dokt që krejt, krejt qielli ka ndryshu, që u bo bota jem. Aq e lirë, aq e gëzushme. Shumë e lumtur”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika