Szunyog: BE do të vazhdojë ta mbështesë sektorin e drejtësisë dhe zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, pas takimit të mbajtur me përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës, ka thënë se Bashkimi Evropian do ta mbështesë sektorin e drejtësisë dhe zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Ilustrim





Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Twitter, pas takimit me përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës. Ai ka thënë se Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesë sektorin e drejtësisë dhe zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Ndërkaq, ai ka theksuar se Kosova po përparon në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian.

“BE do të vazhdojë të mbështesë sektorin e drejtësisë dhe zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë, ndërsa përparon në rrugën e saj të integrimit në BE”, ka shkruar Szunyog.

Po ashtu, ai ka potencuar se në takimin e sotëm me kryetarët e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës, është diskutuar për zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë se gjyqësorit dhe bashkëpunimit mes ekzekutivit dhe gjyqësorit.

“Sot ka pasur një takim konstruktiv me kryetarët e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës. Diskutuam zhvillimet e fundit brenda sistemit të drejtësisë dhe theksuam rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit dhe bashkëpunimin midis ekzekutivit dhe gjyqësorit”, ka bërë të ditur Szunyog, në postimin e tij.





Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika