Szunyog: Nga viti 2007 deri në 2022, BE-ja ka investuar më shumë se 85 milionë euro në Kosovë

Shefi i Zyres së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka bërë të ditur se për 15 vitet e fundit janë investuar rreth 85 milionë euro në Kosovë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Në 15 vitet e fundit, Bashkimi Evropian (BE) i ka investuar më shumë se 85 milionë euro në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog përmes një shkrimi në Twitter.

Sipsa tij, BE synon që përmes investimeve të saja ta përmirësojë cilësinë e arsimit në Kosovë.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, dua të theksoj se arsimi është çelësi i zhvillimit! Kjo është arsyeja pse BE-ja vazhdon të investojë në arsimimin e të rinjve në Kosovë. Nga viti 2007 deri në 2022, BE-ja ka investuar më shumë se 85 milionë euro në përmirësimin e cilësisë së arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë në Kosovë”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

Ndërkaq, në ditën Ndërkombëtare të Rinisë, është mbajtur një protestë simbolike me parullën “Kur bëhet mirë”.

Në sheshet e Prishtinës janë vendosur valixhe, si simbolikë për të rinjtë që po largohen nga vendi.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika