Szunyog për sulmin ndaj Policisë: Sulm i tmerrshëm nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog ka reaguar lidhur me sulmin ndaj Polcisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë  u vra një polic e u plagos një tjetër

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, ka reaguar lidhur me sulmin ndaj Polcisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë u vra një polic e u plagos një tjetër.

Szunyog duke shpërndarë reagimin e përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme, Josep Borrell, e ka quajtur sulmin “të tmerrshëm”, duke shtuar se ai është organizuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës.

“Lexoni deklaratën e HR/VP @JosepBorrellF për sulmin e tmerrshëm nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjskë në veri të Kosovës. Ngushëllimet e mia të përzemërta familjes, kolegëve dhe të dashurve të punonjësit të policisë që humbi jetën në krye të detyrës”, ka shkruar ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika