Szunyog viziton Akademinë e Kosovës për Drejtësi

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar Akademinë e Kosovës për Drejtësi për të takuar gjeneratën e re të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Szunyog është impresionuar nga dëshira e tyre e fortë për të mbështetur rendin dhe ligjin në pozitat e tyre të reja dhe i ka uruar sukses në përgjegjësitë e tyre të reja

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka qëndruar për vizitë në Akademinë e Kosovës për Drejtësi.

Ai ka thënë se kjo ka qenë një mundësi e mirë për të takuar gjeneratën e re të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Mora përshtypje të fortë se ata janë të etur për t’i dhënë mbështetje rendit dhe ligjit me pozitat e tyre të reja. U dëshiroj sukses në përgjegjësitë e tyre të reja”, ka shkruar Szunyog.

“Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të siguruar një sistem drejtësie që mirëfunksionon dhe thërrasim autoritetet e Kosovës që të angazhohen për të gjithashtu”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika