Szuynyog: Kosova e ka vendin në Bashkimin Evropian

Tomas Szunyog, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, ka thënë se BE-ja mbetet partneri i besueshëm i Kosovës sepse ajo e ka vendin në BE

Tomas Szunyog Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë

“Kosova e ka vendin në Bashkimin Evropian(BE)”.

Kështu ka thënë, Tomas Szunyog, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, gjatë një takimi që kishte me përfaqësuesit e shteteve perëndimore në Kosovë dhe mediat.

Tutje, Szunyog ka theksuar se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian “vetëm sa do të vazhdojnë të rriten e thellohen”.

“Sot në mbrëmje Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, mirëpriti dhe falënderoi mediat e Kosovës dhe përfaqësuesit e vendeve evropiane dhe, Zyrës së EULEX në Kosovë të cilët na u bashkuan sonte në mbledhje joformale verore”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

“BE mbetet partneri i besueshëm i Kosovës, ofruesi më i madh i ndihmës financiare, dhe partneri më i madh tregtar”, tha Szunyog.

Sipas tij, ky takim ishte një mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime për një mori temash dhe zhvillimesh relevante për Kosovën dhe rajonin.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika