Tahiri: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është duke u afruar

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se është duke marrë pjesë në dy komitete në Këshillin e Evropës, i cili po mbahet në Paris. Tahiri ka shtuar se në këto komitete ka adresuar çështje që ndërlidhen me nevojën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri





Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është duke u afruar.

Përmes një postimi Tahiti ka treguar se në Këshillin e Evropës, i cili po mbahet në Paris është duke marrë pjesë në dy komitete: në Komitetin për Çështje Sociale, Shëndetësi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, si dhe në atë për Barazi dhe Antidiskriminim.

Tutje shefi i grupit parlamentar të AAK-së ka shtuar se në këto komitete ka adresuar çështje që ndërlidhen me nevojën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe ka prezantuar  politikate çështjet që janë me interes të këtij institucioni.

“Te Komiteti për Çështje Sociale, Shëndetêsi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm adresova nevojën për një mbështetje më të fuqishme për Kosovën në sektorin e energjisë elektrike. Nuk ka logjikë që Kosova të jetë vendi më i pasur me qymyr, ndërsa kërkohet nga ky vend që mos të ketë investime në qymyr dhe mos të ndihmohet. Në qoftë se duhet ta ruajmë ambientin, po ashtu kemi nevojë për mbështetje të institucioneve ndërkombëtare, në veçanti ato evropiane”, ka shkruar Tahiri.

Mes tjerash Tahiri ka theksuar se është kënaqësi “të jesh përfaqësues i Kosovës dhe të adresosh tema të cilat e ndihmojnë qytetarin e Kosovës”.

Tahiri ka potencuar se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është duke u afruar dhe ka shtuar se besin “se shumë shpejt Kosova do të jetë pjesë e Këshillit të Evropës”.

 





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika