Tahiri e konfirmon se kreu i AAK-së do të zhvillojë takim me këshilltarin amerikan Chollet

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, do të ketë një takim me këshilltarin e lartë të Departamentit të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Derek Chollet, i cili pritet ta vizitojë Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, do të zhvillojë takim me këshilltarin e lartë të Departamentit të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Derek Chollet.

Këtë e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në një konferencë për media, ku ka theksuar se Haradinaj do të ketë takim edhe me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, kur të njëjtit do ta vizitojnë Kosovën.

Sipas Tahirit, roli amerikan në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi është jetik.

“Besoj që do të ketë kryetari një takim me këshilltarin e lartë, Chollet. Ne vazhdojmë të qëndrojmë fuqishëm në qëndrimin tonë se arritja e një marrëveshjeje ligjërisht e obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë është momentumi më i duhur dhe duhet të ndodhë njëkohësisht roli amerikan edhe i këshilltarit Chollet dhe Escobar është jetik. Lidershipi amerikan në arritjen e kësaj marrëveshjeje është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe duhet të ndodhë. Kosova duhet të jetë unike karshi ballafaqimit mes Serbisë dhe arritjes sa më shpejt të marrëveshjes”, ka thënë Tahiri.

Në anën tjetër, deputeti i kësaj partie, Shemsedin Dreshaj, ka folur lidhur me skemën pensionale dhe padrejtësitë që po u bëhen pensionistëve.

Ai ka thënë se është e pandershme që të punosh 14 vjet e 11 muaj para vitit 1999, dhe të llogaritet sikurse nuk ke dhënë kontribut fare.

“Ftesa e sotme është bërë që t’ju informojmë në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka vendosur që të largohet neni 8, paragrafi 2 i Ligjit L4 131 për skemat pensionale dhe njëkohësisht që nga udhëzimi administrativ ku në mënyrë diskriminuese të gjitha gradimet që janë bërë gjatë viteve të 90-ta deri më sot ato nuk janë marrë në konsideratë”.

Sipas tij, kërkesa e AAK-së është që të largohet ky kushtëzim, i dëmshëm dhe diskriminues për punëtorët e viteve të 90-ta.

“Tash kur Kushtetuesja foli, jemi në proces të modifikimit të ndërrimit dhe plotësimit të këtij ligji, secili qytetar do të shpërblehet me pension për aq vite sa ka punuar e jo siç ka qenë deri më tash. Kërkesa jonë është që të largohet ky kushtëzim”, shtoi Dreshaj.

Po ashtu, të dy deputetët në fund theksuan se AAK e mbështet Ligjin për tërheqjen e mjeteve nga TRUSTI pensional.

Dreshaj ka thënë se janë pro, kur u pyet se a do ta përkrahin ligjin për skemat pensionale dhe tërheqjen e mjeteve monetare nga fondi pensional.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika